Sara Khan apo siç e njohim të gjithë si “Sadna” e “Bidai”, prej kohësh është duke xhiruar një serial në Pakistan me aktorin Noor Hassan. Kimia mes tyre ka qenë shumë e vlerësuar dhe Sara shumë shpejt arriti të fitonte mbështetje për portretizimin e Fizas.
Lajmi i fundit është që kanë filluar të lindin ndjenja midis dy aktorëve. Ata janë ekstremisht të afërt dhe të dhënë pas njëri-tjetrit. Thuhet se shumë shpejt do të deklarojnë lidhjen e tyre. Shumë shpesh ata postojnë foto dhe video bashkë.
E kontaktuar nga gazetarët për të konfirmuar gjthçka, aktorja u shpreh: “Hahahaah… Sikurse thonë, ne jemi miq shumë të mirë”. Por sipas komenteve, kjo është një formë mbulimi që e përdorin shpesh në fakt. Gjithsesi koha do ta tregojë./ revistawho.com