Prej disa ditësh aktorja shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Sadnës”, Sara Khan ka punuar për një projekt të ri të këngëtarit të njohur indian Amrinder. Videoklipi quhet “Whatsapp” dhe aktorja është protagoniste. Në një pjesë të videoklipit Sara shfaqet me fustanin e nusërisë dhe duket mahnitëse. Kënga është pritur shumë mirë dhe ka vetëm pak orë që është publikuar. Vetë aktorja është shprehur shumë e emocionuar që ka marrë pjesë në këtë videoklip të cilin mund ta ndiqni tani.