Enxhëll e penduar kërkoi rikthimin në “Love Story” në puntatën e të hënës. Ajo u shfaq me një videomesazh ku shprehej se nxitoi me vendimin e saj për t’u larguar dhe kërkoi nga Saimiri t’i jepte edhe një mundësi për t’u rikthyer. Saimiri vendosi ta mendojë gjatë kësaj jave si do të veprojë, megjithatë zgjedhja e tij do të ndikojë edhe tek vajzat e tjera.
Në një intervistë për “Daily Love Story”, Meri deklaroi se nëse Saimiri rikthen Enxhëllin, ajo do të largohet.
“Sa i përket vendimit të Suelës këto janë vendime të Saimirit dhe ne nuk kemi vend këtu të komentojmë. Kam respekt për Enxhëllin sepse që prej fillimit kemi pasur raporte të mira me njëra-tjetrën dhe është një vajzë me vlera. Por në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja, do mundja emocionet, do përballoja presionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë dhe nuk do veproja ashtu siç veproi ajo. Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, deklaroi Meri.









