Samanta me siguri po përgatit një projekt të ri muzikor, por vëmendjen ka zgjedhur ta tërheqë ndryshe këtë herë. Nëse ka një person për të cilin jemi të sigurt se nuk tregon kurrë për jetën personale, ajo është Samanta. Por sot e përdori atë që të gjithë t’i mbajmë sytë katër në pritje të së resë.
Ajo bëri një ‘ask’ në Instagram dhe të gjithë fansat filluan me supozime për surprizën që këngëtarja po sjell.
Një e pyet nëse është shtatzënë dhe Samanta thotë: Akoma jo.

Një tjetër e pyet nëse do na tregojë të dashurin dhe këngëtarja sërish ka një përgjigje të papritur: Sigurisht.

Samanta o po vë në lojë publikun, ose e do me doemos vëmendjen për këngën e re dhe këtë herë përdori kartën nën mëngë për ta fituar./revistawho.com







