Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gozhda del me gozhdë! Dolce mohoi Edin, familjarët e tij Dolcen! 05/12/2025
“Kam turp t’ja them…” Një nga djemtë e BBVK shpreh pëlqim për Hygerta Sakon 05/12/2025
Nëse mendoni se e gjeni dhuratën më të shtrenjtë që Blendi i ka bërë gruas, e keni gabim! 05/12/2025
Puthja që tronditi rrjetin! Ç’po ndodh me Dolcen në “Grande Fratello”? 05/12/2025
Selvija hap zemrën pas humbjes së Shpatit: Dashuria nuk kishte përfunduar… 05/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Sami Leka, i preferuari i të gjithë artistëve shqiptarë

16/08/2019
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sami Leka, i preferuari i të gjithë artistëve shqiptarë

Eraldo Rexho / Nëse do të nisim të flasim për Sami Lekën, atëherë me patjetër do të na duhet të shfletojmë gjatë rreth punës dhe sukseseve të tij në këto 15 vite.





Karriera e tij filloi kur ai ishte 14-vjeç dhe pati mundësinë të ndiqte ‘Liceun Artistik Onufri’ në Elbasan, pas një konkurrimi, fitues i të cilit u shpall Samiu.

Pas një pune të palodhshme dhe talenti të pashtershëm, Leka fitoi në vitin 1998 bursën për studimet e pikturës në Akademinë e Arteve në Tiranë.


Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Samiu nisi punën në televizionin e ‘BBF’, në vitin 2003, pozicion ky që do e përgatiste edhe më mirë për të gjitha sukseset e radhës.

Ai gjithashtu ka punuar si skenarist videoklipesh, por pozicioni real është editor dhe post production.

Nëse do të gërmojmë thellë në arkivat e televizionit ku ai ka punuar për kaq vite, do të zbulojmë një sërë produksionesh, videoklipesh të cilat ju besuan atij. Leka ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombetare.

Ai është vlerësuar për produksione të ndryshme si edituesi më i mire i videove. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre:

Alban Skenderaj-Afër dhe larg

Alban Skenderaj-Mirë se vjen në shpirtin tim

Elvana Gjata ft 2po2-Beso

Vagabondi-Nënat shqiptare

Flori Mumajesi-Pa jetë

Leonora Jakupi-Vajza e kojshisë

Aurela Gaçe-Tranzit

Rozana Radi-Për me pas një Roze

Stine ft Ingrid Gjoni-Relax

Anxhela Peristeri ft Marcus Markado-Bye Bye

Çiljeta ft Ingrid gjoni-Mike dhe rivale

Anjeza Shahini-Lot pendimi

Ingrid Gjoni-Jek e jek

Leka ka bashkëpunuar gjithashtu dhe me studio të tjera prestigjioze si ‘Ministria e Komunikimit’, ‘Real Tv’, ‘Ora News’ etj.

Në festivalin ‘Netët e Klipit Shqiptar’, është vlerësuar me çmime të ndryshme për videot muzikore të realizuara nga vetë ai. Ky suksese shpjegon dhe pse këngëtarët kanë zgjedhur gjithmonë punën e tij.

Leka ka punuar gjithashtu dhe me artistë internacionalë si Bleona Qereti, Saad Ramadan, Diem, Tus, Obie Kellz dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Nga një gamë e gjerë videoklipesh të realizuara, por dhe bashkëpunimesh, mund të themi pa frikë se puna e tij ka arritur të dallohet nga të gjithë.

Vlen për t’u përmendur se Samiu ka marrë pjesë dhe në produksionin e këngëve të zgjedhura për ‘Eurovision’ si: ‘Zemrën e lamë peng’ nga Olta Boka, ‘Feel the pasion’ nga Aurela Gaçe dhe Eneda Tarifa me ‘Fairytale’.

Të gjitha produksionet që mbajnë vulën e Samiut kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe tani e kemi mëse të qartë pse artistët shqiptarë zgjedhin gjithmonë të njëjtin emër./revistawho.com

Tags: ArtistbashkepunimKengeKengetarerealizimesami lekashqiptare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Dakota Johnson pranon problemet me hormonet: Po më shkatërrohet jeta

Dakota Johnson pranon problemet me hormonet: Po më shkatërrohet jeta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera