Çifti Donald dhe Beatrix kanë pasur disa debate me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë është bërë Sara. Nga një zënkë e Sarës me Beatrix, Donald i tha këngëtares mos t’i flasë se e ka nën mbrojtje.
Beatrix këtë gjë nuk e ka pranuar dhe është shprehur se nuk do ta trajtojë Sarën si lule mos më prek, pasi ka të drejtën të flasë.
Në një klip të transmetuar mbrëmë live, Sara ishte shprehur se Beatrix është bërë agresive ndaj Donaldit dhe kjo hapi debat sërish mes Trixës dhe bloggeres.
“Sarën po e shoh ndryshe tani. Unë gjithmonë i kam ndenjur afër. Ne njerëz jemi, ti e di sesa presion kemi këtu brenda. Ti del në mbrojtje të Donaldit, çfarë është ky grupim? Ne jemi femra. Ti e ke parë ftohtë, ti nuk e di se si kam qenë aty në ato momente dhe thjesht i del në mbrojtje Donaldit?!” ,– tha Beatrix.
Nga ana tjetër Sara u përpoq të sqarojë se nuk e kishte me të keq, se ka respekt për të dhe e mirëkupton.







