Sara Hoxha një ndër figurat kryesore në drejtimin e gjigandit Top Channel, së fundmi ka dhënë një mesazh për moderatorin e emisionit “Wake up”, bëhet fjalë pikërisht për Eno Popin. Sara ka postuar në rrjetin social “Instagram” një foto bardh e zi teksa ecën përkrah të dashurit të saj Ledion Liço. Foto është shoqëruar me dixhiturën “Pray you catch me” që shqipërohet “Lutu për të më kapur”, në këtë rast i ‘taguari’ ka qënë gazetari Eno Popi. Dimë që çifti Ledion –Sara dhe Eno me të dashurën e tij janë miq të mirë, ku nuk na kanë kursyer duke bërë publike edhe foto nga takimet e tyre. Një status i tillë është shoqëruar me komente ku nuk kanë munguar të qëshurat. Gazetari Eno Popi, ka kthyer përgjigjen e tij sportive teksa shkruan: “Sara Hoxha kam ecur përpara ngrije kokën”.