Trashëgimtarja e ‘Top Media’ kurorëzoi dashurinë e saj me moderatorin Ledion Liço në 11 gusht në Como. Dasma nuk kaloi pa vëmendje edhe pse ishte rreptësisht e ndaluar të publikoheshin foto në rrjete sociale nga ceremonia në fjalë. Pati gjithsesi pak momente që arritën të bëheshin publike, por nga vetë nusja akoma nuk kishim parë gjë.
Megjithatë Sara ka publikuar sot një nga fotot më të bukura shkëputur nga dasma. Një puthje e shkëmbyer me bashkëshortin e saj në sfondin bardh e zi ka qenë gjithçka ka munguar nga ceremonia. Fotoja ka zënë vend në profilin e saj në ‘instagram’ prandaj jo shumëkush e ka vënë re.
Në një kohë që Ledioni ka marrë ‘pushim’ nga rrjetet sociale, Sara vazhdon të jetë e rezervuar në ndarjen e momenteve që do të mbahen mend gjatë gjithë jetës. Mbase kjo do të jetë e vetmja gjë që do shohim nga dasma ‘HoxhaLiço’./revistawho.com