Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj: Nuk do kursehemi, do t’i ‘masakrojmë’ vipat

17/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj: Nuk do kursehemi, do t’i ‘masakrojmë’ vipat

Sezoni i ri televiziv në “Top Channel” riktheu të premten në mbrëmje “Top Show Magazinë”, që moderohet nga Alban Dudushi. Dy opinionistët e rinj të këtij formati janë ish­lojtari i “Big Brother Albania 7” e konkurrenti i “Dancing with the stars”, Valer Kolnikaj dhe Sara Kapo, aktorja kryesore e klipit të Flori Mumajesi ft. Ledri Vula, “Beautiful”. Dy personazhet protagonistë me tipat e tyre do të kombinohem në këtë shou “prime time” të të premteve në “Top Channel”, ku pritet të pyesin, provokojnë e përballen me personazhet e ftuar në panel. Valeri, një mjek që e konsideron këtë eksperiencë vazhdimin e ëndrrës televizive, ndërsa Sara e cila nuk e kishte ekranin në opsionet e saj, tregon se si u gjend papritur në këtë projekt, ndërsa po tentonte këngën dhe aktrimin. “Panorama” i ka pyetur dhe se çfarë mendojnë për njëri-­tjetrin, duke dhënë opinionet e tyre të para jashtë ekranit.





va

VALERI: SARA ËSHTË INTERESANTE, TË SHOHIM SA DO TË PËRSHTATEMI


Cili do të jetë roli yt në “Top Show Magazine”?

Do të jem opinionist çdo të premte në “Top Show Magazine” me Alban Dudushin. Roli im dhe i Sarës është të jemi sa më të lirshëm dhe të natyrshëm për të folur, mikpritur, ndërhyrë në bisedë, e si të duam…. A mund të quhet ky rol? (qesh)

Do të dilni me skenar, apo do të jeni spontanë, pra do të bëni pyetje aty për aty?

Do të jemi të drejtpërdrejtë dhe sa më realë, pra pa skenar(gjë që mungon në këto kohë në televizion). Do të mundohemi të kemi sukses përafërsisht sa paraardhësit tanë në këtë pozicion, që janë nga emrat më të pëlqyer të medias sot.

Në këtë punë kombinohesh me Sara Kapon. E njihje më parë dhe të pëlqen si personazh?

Më pëlqen më shumë Bieta e Albani. (qesh) Sara është interesante. Të shohim sa do të na përshtatet. Nuk kam pasur rastin ta njoh më parë, por si vajza e Ema Andreas, them e mirë duhet të jetë. (qesh)

Çfarë nuk të pëlqen tek ajo si tip?

Nuk ka diçka që nuk më pëlqen. Kur ta njoh më mirë, do të shprehem. Nuk ngutem për të folur për dikë.

Ke menduar ndonjë mënyrë të re si mund t’i ngacmosh VIP­-at këtë herë?

Nuk nisem nga ideja për t’i ngacmuar, thjesht natyrshëm do them atë që mendoj, bazuar në atë që thonë e janë. Pra, siç më ka hije. (qesh)

sa_1468317840-5651357

SARA: ISHTE OFERTË E PAPRITUR PËR MUA, NUK DO T’I KURSEJ KOMENTET E HIDHURA PËR VIP­AT

Sara, si do të përballesh me personazhet e njohura në studion e “Top Show”?

Nuk e di fare. Është gjithç­ka kaq e re për mua dhe e papritur. Por që, sido që të shkojë, do të jetë një eksperiencë e bukur.

Si padashur hyre në botën e televizionit, apo ishte në ambiciet e tua?

Kam synuar për këngën dhe aktrimin së fundmi, por televizionin jo. Ndaj ishte kaq e papritur.

Do të jesh e hidhur me komentet apo opinionet e tua që do t’u bësh sy më sy personazheve të njohur të momentit?

Po më erdhën të hidhura, ashtu do t’i them.

Po për Valer Kolnikajn çfarë opinioni ke? Mendon se do të shkoni bashkë si dyshe televizive?

Deri tani mirë kemi shkuar. Është djalë shumë i sjellshëm dhe pozitiv. Mendoj se do të më ndihmojë shumë në panel. /.PANORAMA

Tags: Sara kapovaler kolnikaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
LETËR TIMO FLLOKOS – Nga Flavio Qarri

LETËR TIMO FLLOKOS - Nga Flavio Qarri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera