Prej ditësh Ledri Vula ka paralajmëruar projektin e tij më të ri, i cili do të jetê një dedikim për vogëlushen e tij që akoma nuk ka ardhur në jetë. Surpriza duket se do të jetë pjesëmarrja e partneres së tij, Sara Hoxha, në klip. Kjo e fundit është shprehur ditën e djeshme se mendon që ky është një nga projektet më të mirë të Ledrit. Kënga titullohet “Si baba” dhe do të publikohet ditën e nesërme. Reperi e ka lajmëruar klipin me një foto ku shfaqet krah Sarës, e cila ka pozuar me barkun e rrumbullakosur. Me siguri kjo këngë nuk do emocionojë vetëm prindërit e ardhshëm, por të gjithë ndjekësit e dyshes.
https://www.instagram.com/p/CGIWKe3hP_Y/?igshid=ceumg4netppj