Sarah Berisha ka treguar sot për herë të parë, takimin e saj me nënën e DJ PM duke pranuar se ajo e ka mbështetur nga jashtë dhe se e ka qejf që është në krah të Pajtimit.
“Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj”, pranoi Sarah.
Lidhja e saj me Dj PM ka nisur në BBV dhe po vazhdon ende jashtë, teksa gjërat po bëhen serioze dhe të rinjtë ende janë duke u njohur./revistawho.com