• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sarah dhe Dj PM nuk pritën verën për t’u nisur me pushime

Sarah Berisha dhe Dj PM (Pajtim Krasniqi) po e shijojnë dashurinë e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme me daljen nga shtëpia e BBV ku edhe nisën gjithçka.

Sarah ka zbuluar së fundmi se ka udhëtuar drejt Kosovës për të kaluar disa ditë pushime krah DJ PM. Ajo dhe partneri i saj kanë zgjedhur Bogën, destinacion shumë i dashur sidomos për dimër. Në një nga videot e postuara ajo ka shfaqet me PM në makinë, ndërsa në të tjera tregon si po i kalon pushimet duke shijuar dëborën dhe të ftohtin.

Kujtojmë se Sarah doli pas PM nga BBV dhe të dy po e vazhdojnë lidhjen më në fund, pa izolimin dhe vëzhgim 24 orë./revistawho.com