Saras dhe Kumud flasin me pronarin por ai i thotë se nuk mund t’i ndihmojë dhe sekretari nuk ja jep lejen pa pasur prova. Saras i thotë se faji është i agjentit që nuk i tha. Ai i thotë se do qëndrojnë në hotel edhe sot. Pronari i thotë të qëndrojnë këtu. Kumud i thotë jo por pronari insiston. Saras pranon. Ai i thotë Kumudit se pronari Prashant duket njeri i mirë pasi na la të qëndronim në shtëpinë e tij. Saras flet me agjentin në telefon dhe i tregon për problemin. Agjenti i kërkon të falur dhe u thotë të shkojnë në një studio dhe të bëjnë një foto fallco. Saras e pyet pse fallco. Agjenti i thotë se nëse ata janë vërtet të martuar s’kanë pse të shqetësohen pasi të gjithë e bejnë këtë. Saras e pyet ku të gjejnë veshje martese. Agjenti i thotë të shkojnë në studio se i kanë atje të gjitha. Deni dhe Kabir kthehen në shtëpi dhe japin lajmin e mirë që kanë bërë një marrëveshje me një klient të fuqishëm. Ata i japin të gjithëve ëmbëlsira. Deni thotë se duhet të bëjnë një festë. Anushka sjell akullore të cilën e ka bërë vetë. Të gjithë hanë akullore përveç Kabirit shkruan revistawho.com. Të gjithë lavdërojnë Anushkën. Deni ngacmon Kabirin. Saras dhe Kumud vishen për të bërë foton e martesës. Ata bëjnë foton dhe shkojnë t’ja tregojnë sekretarit. Kumud e fsheh adresën e studios por mbështjellsja bie dhe roja e gjen. Saras dhe Kumud i tregojnë foton sekretarit. Sekretari thotë në rregull. Roja vjen dhe i thotë se foto është fallco. Sekretari nxehet dhe i thotë se ata kanë për të marrë lejen vetëm kur të sjellin çertifikatën e martesës. Saras i bërtet rojes. Ai largohet me Kumudin dhe i telefonon agjentit me nerva. Kabir dhe Anushka përplasen më njëri tjetrin dhe telefoni i saj bie e thyhet. Anushka i bërtet Kabirit. Kabir e pyet kur mbaron projekti i saj që ajo të largohet nga këtu. Anushka i thotë se nuk e di kur mbaron por ajo do të qëndrojë. Kabir e tall atë. Anushka largohet me nerva. Kabir mendon t’i bëjë ndonjë gjë që ajo të largohet. Saras telefonon agjentin e udhëtimeve dhe i thotë t’i dërgojë me email çertifikatën e martesës. Ai e merr çertifikatën dhe telefonon sekretarin dhe i thotë se do ja sjellë. Më pas Saras telefonon pronarin Prashant dhe e pyet kur mund të vijnë për të marrë valixhet. Prashant i thotë se është në një mbledhje dhe kthehet në mbrëmje. Saras i thotë se do kthehen në mbrëmje. Kumud thotë çfarë do bëjnë deri në mbrëmje. Saras i thotë të vizitojnë Mumbain. Kabir mendon të frikësojë Anushkën me një brumbull. Në shtëpinë Desai të gjithë ulen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë. Vidiaçatur tregon një histori me fantazma. Anushka frikësohet. Kabir sheh se Anushka ka frikë. Deni i thotë Anushkës mos të frikësohet sepse fantazmat nuk ekzistojnë. Saras dhe Kumud shkojnë në disa vende. Ata shkojnë pranë detit dhe Saras i bën foto Kumudit. Ai shkon diku dhe Kumud nuk e sheh. Ajo frikësohet. Saras vjen me një dhuratë për të./revistawho.com