Prive raporton se këngëtarja e njohur dhe biznesmenia Shkenda Dubova ka caktuar datën e dasmës. Sipas burimit, Shkenda do të organizojë një dasmë të madhe në fillim të muajve të verës. Këngëtarja ka folur edhe më parë në intervista për dasmën e saj duke u shprehur se dëshiron të bëjë një dasmë madhështore. Sigurisht pritet që të ftuar të jenë shumë personazhe të njohur. E për këtë dasmë që me siguri do të komentet shumë, na mbetet të presim edhe pak për fillimin e verës.









