Një lajm i papritur i ka habitur fansat e serialit “Amaneti”, që vazhdon transmetimin në Turqi dhe në disa shtete mes tyre dhe Shqipëria. Mediat turke ditët e fundit kanë shkruar se aktorja kryesore e serialit Sila Turkollu ka vendosur të largohet. Sigurisht që një lajm i tillë i ka mërzitur fansat dhe menjëherë ka ardhur një reagim nga producentja e serialit Sevda Kajgësëz. Ajo i mohoi thashethemet dhe tregoi se kanë pasur disa probleme me kontratën, por i kanë zgjidhur.
“Kontrata jonë vazhdon. Ka pasur disa probleme, por i kemi rregulluar. Amaneti vazhdon bashkë me Silën”-tha producentja.