Seher nuk qëndron dot asnjë çast pa Jamanin dhe shkon ta ndalojë përpara se ai të niset për një udhëtim pune. Jaman rikthehet në shtëpi dhe të dy shijojnë çastet e tyre më të lumtura. Zuhal plas nga zilia kur i sheh bashkë. Ajo mendon si të heqë qafe Seherin për të arritur qëllimin e saj. Jaman vazhdon ta bëjë Seherin të lumtur dhe të nesërmen i dërgon asaj një buqetë me lule.