Seher tashmë ka marrë një hap përpara shërimit të saj duke pranuar të flasë me një psikolog. Të nesërmen ajo dhe Jaman përgatiten për të shkuar tek psikologu. Rrugës ndodh një e papritur dhe Seher zihet me një person pa e ditur se kush është ai. Jamanit nuk i pëlqen aspak sjellja e acaruar e Seherit, pasi ishte mësuar me Seherin e vetëpërmbajtur. Ai e qetëson atë duke e çuar në një vend ku shkonin dikur së bashku. Jaman i tregon Seherit një moment nga e shkuara e tyre, por Seher nuk është më e njëjta.