Seher shkon në varrin e Kevserit. Ajo dëgjon hapat e Jamanit që i afrohet dhe i thotë se po e priste aty sepse ai duhet t’i tregojë të vërtetën edhe motrës së saj. Seher pyet Jamanin pse e gënjeu dhe la të besonte në këtë gënjeshtër për muaj të tërë. Jaman i përgjigjet se duhej të gënjente për të shpëtuar vëllanë e tij. Ai i tregon të gjithë të vërtetën dhe i thotë se nuk mund t’i tregonte asaj pa e zbuluar vetë. Seher e godet dhe i thotë se gjërat mes tyre nuk mund të rikthehen siç ishin pasi ajo nuk i beson më.