Ali shpëton Dujgunë. Seher takohet me Xhananin dhe i kërkon të qëndrojë larg familjes së saj. Jaman mëson se Seher është takuar me nënën e tij dhe zemërohet. Kur Seher kthehet në shtëpi ai përballet me të dhe i kërkon llogari. Seher i thotë se edhe ajo është një Kirimli dhe se ia bëri të qartë Xhananit që do e mbrojë familjen e saj. Ajo arrin ta zbusë zemërimin e Jamanit, por ky i fundit sërish i futet hetimeve për nënën e tij.