Seher surprizohet në mëngjes me ushqimin e saj të preferuar. Tashmë të gjithë janë vënë në lëvizje për t’i rikthyer kujtesën Seherit me çdo gjë që munden. Volkan rrëmbën Dujgunë dhe e lidh në një shtëpi të braktisur. Seher rikthehet në terapi, por nxehet sërish me doktorin pasi ai i vë në dukje dashurinë e saj ndaj Jamanit dhe Seher nuk e pranon këtë gjë. Megjithatë ajo vazhdon të ndjekë këshillat e doktorit, i cili i sugjeron të ketë më shumë besim tek Jamani. Kështu Seher vendos të ngasë makinën duke i besuar udhëzimeve të Jamanit. Papritur ajo vendos jetën e saj dhe të Jamanit në rrezik pasi humbet kontrollin, gjë që mund të shkaktonte një aksident.