Numërimi mbrapsht ka nisur. Big Brother Vip në Kosovë është gati për të nisur. Deri tani është bërë publik çmimi i madh që shkon në 200 mijë euro dhe prezantuesi, Alaudin Hamiti. Por ka një surprizë. Krah tij do të jetë një moderatore nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Jonida Vokshin. Ditën e sotme ajo ka publikuar në “Instastory” një “telefonatë” nga “Big Brother”. Epo një supersurprizë kjo e Jonidës.