Pink dhe bashkëshorti i saj festojnë 15 vite martesë dhe urimin e parë publik e ka bërë vetë këngëtarja. Ajo ka publikuar një seri fotosh krah Carey Hart dhe krahas tyre shkruan pak fjalë zemre për partnerin e jetës. “15 vite. Krenare për ne zemër. E shikon, ndonjëherë të qenurit kokëfortë shpërblehet. Ka qenë një ‘xhiro e cmendur’, që nga momenti kur kuptuam si të qëndronim brenda vijave të garës. Gëzuar për të paktën 15 muajt e ardhshëm hahaha. Të dua ty dhe familjen tonë”, shprehet Pink.

Kujtojmë se çifti është lidhur që para 19 vitesh dhe kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë./revistawho.com








