Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Konfirmoi lidhjen me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret, por privatësi! 15/02/2026
“U shite, të blenë”, Ermal Mamaqi rrëfen incidentin e papritur me Rogertin: Dil satan… 15/02/2026
Paskemi dasmë! Kida martohet këtë vit? 15/02/2026
U eliminua nga BBV, ish-banori ultimatum produksionit: Nuk më njihni mirë, publikoni votat, keni afat deri… 15/02/2026
Ledioni komentoi dashurinë dhe të gjithë pyesin: Konfirmim apo mohim për ndarje nga Sara? 15/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Sekreti për një lëkurë të bukur gjendet në kuzhinën tuaj. Dermatologia sugjeron recetat për trajtimin e fytyrës në kushte shtëpie

18/04/2018
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
“Papiloma Virus”, lythat që transmetohen seksualisht dhe mund të shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës

Çdo grua dëshiron të ketë lëkurë të pastër, rrëzëllitëse e plot vitalitet. Shpesh herë kjo kërkon shpenzim e një kuletë plot, por ju mund të përkëdhelni lëkurën tuaj me disa ingredientë natyralë, të cilat mund t’i bëni në kushtet e shtëpisë.
E vetmja gjë në të cilën ju duhet të investoni është koha, për të gjetur dhe përdorur këta përbërës natyralë, të cilët i japin lëkurës hidratim dhe ushqim me vitamina.
Çdo njeri ka specifika lëkure të veçanta, kështu që këta ingredientë duhen përdorur në përputhje me nevojat dhe tipin e lëkurës suaj, për të marrë benefitet më të mira prej tyre.
Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini përpara aplikimit të këtyre ingredientëve, është larja e fytyrës me ujë të bollshëm në mënyrë që të mos keni papastërti.
Kush është tipi i lëkurës tuaj?
Përgjithësisht njerërzit kanë katër tipa lëkure:
• lëkurë normale
• lëkurë e yndyrshme
• lëkurë e thatë
• lëkurë e kombinuar
Procedurat për një lëkurë normale:
Maska me lëng domate ose lëng portokalli dhe gjizë
Benefitet e kësaj maske: heqje e qelizave të vdekura dhe rinim i lëkurës, reduktim i njollave kafe, parandalim i rrudhave.
Ingredientët: lëng domateje ose portokalli, gjizë.
Përgatitja dhe përdorimi: Përzieni lëng domate ose portokalli me 2 lugë gjelle gjizë. Pasi të jetë krijuar një përzierje e njëtrajtshme, masazhojeni lehtë në gjithë fytyrën. Lëreni të pushojë për 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni me kujdes me ujë të ftohtë.
Ky është një kombinim shumë i mirë, për të patur një lëkurë të shëndetshme. Gjiza vepron duke larguar qelizat e vdekura nga lëkura juaj, ndërkohë portokallet janë të pasura me vitaminë C që i jep lëkurës shkëlqimin natyral. Kjo maskë është e rekomanduar të përdoret 2-3 herë në javë.
Procedura për lëkurë të yndyrshme:
Ingredientët: 3 lugë miell, 2 lugë qumësht i ngrohtë, 2 lugë ujë trëndafili, 2 lugë mjaltë.
Përdorimi: Përzieni ujin e trëndafilit dhe mjaltin me qumështin e ngrohtë. Me ngadalë shtoni miellin duke e përzierë. Lëreni të ftohet përzierjen e përgatitur, pastaj aplikojeni në gjithë fytyrën. Lëreni të thahet për 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Mielli ndikon në rigjenerimin e lëkurës tuaj dhe pakësimin e yndyrës, përbërësit e tjerë ndihmojnë në pakësimin e njollave dhe zbardhjen e lëkurës.
Lëkurë e kombinuar
Maska me kastravec, qumësht dhe lëng limoni.
Përbërësit: Qumësht, kastravec, lëng limoni.
Përdorimi: Përzieni 2 lugë qumësht dhe 2 lugë lëng kastraveci, si dhe 2 pika lëng limoni. Aplikojeni përzierjen me pambuk në fytyrë. Lëreni të thahet dhe pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Qumështi dhe kastraveci ndihmojnë shumë lëkurën e yndyrshme, duke pakësuar yndyrën si dhe duke zbehur njollat kafe në fytyrë.
Lëkura e thatë:
Maska me aloe vera, lëng trëndafili dhe limon.
Përgatitja: Përzieni 3 pika lëng trëndafili dhe 2 pika limon në xhel aloe vera. Aplikojeni përzierjen në lëkurë për disa minuta. Lëreni atë ta përthithë lëkura juaj, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Aloe Vera është përbërës shumë i mirë i cili hidraton shumë lëkurën tuaj./revistawho.com






Tags: ingredientekujdeslekureMigena GegaShtepi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Eni Koçi poston fotografinë me 4 kilogramë më pak, tregon sekretin e linjave të saj trupore

Eni Koçi poston fotografinë me 4 kilogramë më pak, tregon sekretin e linjave të saj trupore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera