Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Neriada Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik 30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Sekreti për një për bark të rrafshët pa ushtrime

27/07/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sekreti për një për bark të rrafshët pa ushtrime

Nëse nuk keni arritur ta përgatitni trupin për verë dhe ta rrafshoni barkun, mos u shqetësoni. Ekspertët i kanë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë që, pa dietë dhe ushtrime fizike, ta rrafshoni barkun dhe ta frenoni fryrjen e barkut.
Gjëja e parë që duhet ta bëni është që të drejtoheni, sepse me çdo drejtim ju i aktivizoni muskujt e barkut. Fundja, kur të drejtoheni figura juaj duket më harmonike dhe barku më i vogël.
Nëse doni bark të rrafshët, sigurohuni që në organizëm të futni mjaft lëngje (të paktën tetë gota ujë në ditë), sepse në rast të dehidrimit, trupi e mban ujin në organizëm.
Është e rëndësishme të kujdeseni edhe për të ushqyerit. Vaktin domosdoshmërisht filloni me supë, dhe sigurohuni të konsumoni edhe fruta dhe perime të mjaftueshme, transmeton Koha.net. Ekspertët këshillojnë të konsumoni edhe bajame dhe fruta tjera arrore për shkak se ato janë të mbushura me yndyra të mira dhe bëjnë që të ndiheni të ngopur më gjatë.
Mëngjesin fillojeni me kafe të zezë, sepse ajo është një diuretik i lehtë, i cili ju ndihmon për ta larguar ujin e tepërt në organizëm, si dhe toksinat e grumbulluara. Në këtë mënyrë do ta parandaloni fryrjen.
Nëse keni problem me fryrjen, ekspertët ju këshillojnë të hani për mëngjes drithëra në kombinim me qumështin për shkak se mineralet që gjenden në produktet e qumështit (kalciumi, kaliumi dhe magnezi) mund t’ju ndihmojnë në kundërvlerën e natriumit e cila e promovon fryrjen.
Është gjithashtu e rëndësishme ta keni parasysh mënyrën e konsumimit të ushqimit. Ekspertët këshillojnë se është optimale ta përtypni ushqimin 10 herë para se ta gëlltitni, sepse sa më pak që lukthi duhet ta përpunojë ushqimin, aq më pak ka të ngjarë të vijë deri tek fryrja ose gazrat.
Ndër sugjerimet e tyre është edhe konsumimi i probiotikëve, baktereve “të mira” që ndihmojnë në rregullimin e florës në zorrë, e cila i parandalon problemet gastrointestinale.
Gjithashtu, përpiquni të lëvizni mjaftueshëm dhe të ecni gjatë ditës dhe ta gjeni një mënyrë për ta larguar stresin./gazetaexpress.com






Tags: bark i rrafshet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Këngëtari i njohur rrëfen sëmundjen: “I lutem Zotit të ma lehtësojë dhimbjen”

Këngëtari i njohur rrëfen sëmundjen: “I lutem Zotit të ma lehtësojë dhimbjen”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera