Selena Gomez dhe Hailey Bieber shmangën për pak një përplasje të vështirë me njëra-tjetrën në një festë të mbushur me yje me Kendall Jenner dhe Nicola Peltz në Paris, Francë.
Ylli i popit, 31 vjeç dhe supermodelja u panë duke mbërritur në të njëjtin klub nate të martën në mbrëmje.
Nuk dihet nëse Selena dhe Hailey janë takuar brenda, por vajzat u panë duke hyrë dhe dalë në momente të veçanta.
Për më tepër ato kishin veshje të ngjashme. Selena kishte veshur një fustan të zi dhe një palë çizme latex të larta deri te kofshët.
Gjithashtu dhe Hailey kishte veshur një fustan të gjatë të zi dhe taka stileto.








