Selena Gomez po mendon të heqë dorë nga muzika, një lajm që i ka zhgënjyer fansat e këngëtares. Selena ishte e përzgjedhura e “Vogue” për kopertinën e muajit prill ku pozoi me rrobabanjo të stilit vintagë dhe shami në kokë.
“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin domosdoshmërit seriozisht. Kam pasur momente kur kam pyetur veten se pse po e bëj këtë, pse vazhdoj ta bëj. Mendoj se “Lose You to Love Me”, është kënga më e mirë që kam bërë dhe për disa njerëz akoma nuk ishte mjaftueshëm. Mendoja që ka shumë njerëz që duan muzikën timë dhe jam mirënjohëse për këtë, por mendoj se herën tjetër që do të bëj një album do jetë ndryshe. Do e provoj dhe një herë para se të heq dorë nga muzika”-tha Selena.
Këngëtarja po mendon të fokusohet më shumë tek profesioni i saj i parë, aktrimi.
“Duhet të jem e kujdesshme, duhet të përqëndrohem tek aktrimi”-tha Selena.







