Selena publikon një këngë dhe të gjithë janë njëzëri: Është për Justin Bieber! Edhe pse kanë kaluar vite nga ndarja e tyre dhe Selena me siguri e ka lënë pas atë histori, për fansat është e pamundur.
Së fundmi këngëtarja publikoi këngën “De una vez” në gjuhën spanjolle dhe fansat mendojnë se i dedikohet Justinit.
“Jam shëruar. Nuk ndjej më për ty. Ti nuk dite të më vlerësoje”-këndon Selena. Në refren ajo shprehet se është më e fortë tani dhe e pathyeshme.
Ndonëse shumica e këngëve janë për ndarjen e dashurinë, fansat ende besojnë se Selena çdo tekst e shkruan për Justin Bieber, gjë që mund të mos jetë fare e vërtetë. Dhe kështu shprehen edhe një grup fansash, që kanë mendim të kundërt nga ata të parët. Siç shkruan një fans: “Ju lutem mjaft bëtë sikur e gjithë puna e Selenës është për Justinin. Ata kanë mbaruar. Lëreni të shkëlqejë vetë!”








