Në një bisedë të qetë, por emocionalisht të ngarkuar në dhomën e ndenjes, Selin ka ndarë me Gimbion një pjesë shumë personale të jetës së saj, një histori që, sipas saj, ka qenë e njohur vetëm për rrethin e ngushtë familjar.
Banorja tregoi se prindërit e saj kanë kaluar një periudhë të vështirë, duke qenë pranë ndarjes, pas një gabimi të bërë nga i ati. Rrëfimi erdhi spontanisht, në një moment kur në shtëpi po diskutohej gjerësisht mbi marrëdhëniet në çift, ndarjet, tradhtitë dhe pasojat emocionale që ato lënë pas.
Pjesë nga biseda mes Selinit dhe Gimbos:
Selin: “Unë e kam pasur një histori që nuk e di njeri. Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorcesh, por unë…”
Gimbo: “I ke pajtuar?”
Selin: “Padashje. Jo padashje, por…”
Gimbo: “Je pishman?”
Selin: “Jo. S’jam pishman. Por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. Do me thënë e di, se unë kam qenë me atë gjatë gjithë kohës, por nuk e di nëse do të donte ta përjetonte ndryshe. Më kupton? Nëse vërtet ajo thellë-thellë e ka falur dhe nëse thellë-thellë është shëruar.”








