Festa e ditëlindjes së Selinit ndërpritet kur Melo njofton se Eda nuk gjendet gjëkundi. Serkan del të kërkojë për Edën dhe arrin ta gjejë atë. Eda lëndon këmbën dhe Serkan e merr në krahë. Së bashku strehohen në një shtëpizë. Aty Serkan i kthen Edës varësen që ajo po kërkonte dhe e kalojnë natën bashkë. Selin nxehet keq që iu prish ditëlindja dhe të gjithë e kanë mendjen tek Eda. Deniz përpiqet ta qetësojë dhe papritur Selin i jep një puthje. Të dy shkojnë të kërkojnë Serkanin e Edën dhe i gjejnë të përqafuar në shtëpizën në pyll. Ajdan maskohet e frikësuar se do të kapet nga policia pas zhdukjes së Aleksit. Të nesërmen Eda dhe Serkan sfidojnë njëri-tjetrin duke bërë garë me makinë. Ndërkohë Selin përpiqet të justifikojë puthjen që i dha Denizit.