Shpati priti gjatë për t’u stabilizuar në një marrëdhënie ama pritja ja ka vlejtur. E fejuara e tij, Selvija ka treguar se nuk kërkon shumë nga Shpati, as jetë luksoze, as vila e makina. Përkundrazi ajo dëshiron një jetesë të thjeshtë. Këtë Selvija e ka treguar përmes një postimi ku fotografon një shtëpi të vogël pranë një liqeni dhe shkruan se dëshiron një jetë modeste me njerëzit e dashur dhe një bebush.
“Një jetë modeste, një shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe një bebush të vogël të lutem”-i shkruan Selvija Shpatit.
Këngëtari e ka ripostuar dhe i është përgjigjur të fejuarës me fjalët: “U kry”.
E pra së shpejt Shpatin dhe Selvijen mund t’i shohim me një bebush, planet për të cilin do i kenë nisur pasi të dy e kanë shprehur dëshirën për t’u bërë prindër.








