Gjatë programit të sotshëm live të Big Brother, Arbana ka qenë si zakonisht në lidhje direkte me banorët e shtëpisë. Teksa diskutonte me banorët për sherrin e stisur të Monikës dhe Fifit, Semin e kapi një krizë ankthi dhe nisi të qajë. Arbana ndërpreu lidhjen me shtëpinë për t’i dhënë kohë të qetësohet. Pas pak u rilidh me ta, bashkë me duartrokitjet e publikut dhe i dha zemër këngëtares të marrë veten. Semi u shpreh e gatshme për të vazhduar normalisht. Pas momentit emociones, gjëndja e këngëtares u bë keq përsëri, ndërsa Arbana e lejoi të dalë në oborr që të qetësohet./revistawho.com