Semi ka folur shumë rreth marrëdhënies me Bojken Lakon në shtëpinë e “Big Brother VIP”, madje ka thënë se mes personave që do e takonin aty do donte të ishte edhe ai.
Por sot na zbuloi diçka tjetër. Mesa duket këngëtarja ka dikë jashtë shtëpisë për të cilin ka simpati. Teksa fliste me Einxhelin ajo ka thënë se e tremb pak dalja, pasi s’di si do jenë gjërat.
“E pëlqej, por s’e di si do jenë gjërat kur të dal se kam shumë pak kohë që e njoh”, ka thënë Semi. Ndërkohë, Einxhel i ka thënë se ajo do të bëjë më të mirën dhe nëse ai është i zgjuar dhe një njeri i mirë, do e ketë parë siç duhet Semin.
“Thjesht e pëlqej, nuk është se ka ndonjë gjë… do kisha qejf ta shihja”, ka vazhduar ajo më tej.
Ndërkohë, brenda shtëpisë Semi ka qenë miqësore dhe e afërt me shumë prej djemve, por nuk ka shprehur pëlqim për asnjë prej tyre./revistawho.com