Klani Kardashian është sërish në vëmendje me dramat e tyre e këtë herë në fokus ka qenë ndarja e Kim Kardashianit dhe Kanye West-it. Sipas një thashethemi Kim është ndarë nga Kanye për shkak se reperi prej kohësh ka nisur një lidhje me grimierin Jeffree Star. Madje sipas këtij thashethemi kjo është arsyeja pse Jeffree po qëndron në Wyoming, ku jeton dhe Kanye.
Vetë Jeffree reagoi me një video në Youtube duke mohuar që këto spekulime të jenë të vërteta, por bëri një deklaratë bombë duke supozuar se thashethemet i ka shpikur Kris Jenner, nëna e Kimit.
“Ky është budallallëku më i madh që kam lexuar në të gjithë jetën time. Pyes veten pse duhet të shpiket ky lajm, vetëm sepse jetojmë në të njëjtin shtet? Është kaq e çuditshme, njerëzit, gazetarët po më shkruajnë, më telefonojnë dhe më pyesin çfarë do të na thuash për këtë dhe unë i them: Jam beqar dhe nuk po fle me asnjë. Unë pëlqej meshkujt shumë të gjatë. Unë dhe Kanye s’jemi takuar kurrë dhe kjo që po ndodh është qesharake. Nëse e gjitha kjo është orkestruar nga Kris Jenner, gëzuar vitin e ri”-tha Jeffree.









