Futbollisti Florent Hadërgjonaj dhe modelja Dorina Podrimja kanë mbajtur mbrëmë dasmën e tyre duke u kurorëzuar në martesë. Dasma u mbajt në Gjakovë dhe fotot e videot nga ceremonia i publikoi vetë modelja në ditën e saj më të lumtur.
Dorina kishte zgjedhur një fustan princeshash për dasmën e saj. Më vonë ajo u shfaq dhe me një fustan blu e me veshje popullore.
Modelja e mori propozimin për martesë nga futbollisti vitin e kaluar.