Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Sfida e balenës blu”, shqiptari 14 vjeçar preh e lojës

23/05/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Sfida e balenës blu”, shqiptari 14 vjeçar preh e lojës

Një 14-vjeçar shqiptar, që banon në Kilkiz të Greqisë veriore, dhe një bashkëmoshatare e tij në Katerinë, janë dy nga rastet tashmë të vërtetuara edhe nga policia greke, të adoleshentëve që kanë filluar të luajnë lojën e rrezikshme vdekjeprurëse “Sfida e balenës blu” në Greqi, ndërsa mediat iu referohen edhe dy rasteve të tjera në Selanik dhe në Kretë. 14-vjeçari shqiptar ka pohuar për mediet, në një prononcim me lejen e prindërve, se një i panjohur i është afruar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook dhe i ka propozuar të marrë pjesë në lojën e “Balenës blu”. “Nëpërmjet ‘Messenger’-it të ‘Facebook’-ut më shkroi: Do që të luajmë një lojë? Jam ‘Balena blu’. Kështu m’u prezantua dhe unë iu përgjigja: Po, dua të luaj, çfarë loje? Atëherë më tha ‘Gjuaj me shpulla veten tënde dhe më dërgo një video”, thotë 14-vjeçari shqiptar, i cili nuk identifikohet. Por kur adoleshenti i ka kërkuar hollësi se kush ishte dhe çfarë loje ishte kjo, personi i panjohur menjëherë i ka bllokuar llogarinë dhe i ka fshirë mesazhet në kutinë postare. Atëherë ai ka lajmëruar prindërit, të cilët nga ana e tyre kanë thirrur policinë për Krimin Elektronik. Loja vdekjeprurëse që qarkullon në internet “Sfida e balenës blu” lidhet me të paktën 100 raste vdekjeje në Rusi, Ukrainë dhe disa shtete të Azisë Qendrore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për një shpërndarje të madhe të saj nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Europën Perëndimore. Fillimisht, adoleshentët që pranojnë të marrin pjesë krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” dhe më pas ndjekin për 50 ditë udhëzimet nga një person i ashtuquajtur udhëheqës. Ai i shtyn ata të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme të vërtetuara me fotografi, që fillojnë me vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, ndërsa sfida e fundit që nxjerr fituesin e lojës është vetëvrasja.





Burimi: http://top-channel.tv


Tags: Balena Blugreqishqiptari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Bashkëpunëtorja e ngushtë kujton Dritan Hoxhën, publikon mesazhin e fundit të shkëmbyer me të

Bashkëpunëtorja e ngushtë kujton Dritan Hoxhën, publikon mesazhin e fundit të shkëmbyer me të








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera