Kënga e re e Shakirës ka tronditur jo pak partneren e re të Pique, Clara Chia. Mesa duket ajo nuk e ka përballuar uraganin me komente që i është lëshuar dhe ka kërkuar ndihmë psikologjike.
“E ndalojnë në rrugë për ta pyetur se kush është, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin edhe pse është një vajzë mjaft e turpshme…”, tha Lorena Vazquez e ‘Mamarazzis’ një javë më parë.
Këtë të shtunë në ‘Fiesta’, gazetari Saul Ortiz ka dhënë një përditësim mbi situatën.
“Ajo ka rreth tetë ditë në shtëpinë e prindërve, duke punuar nga shtëpia”, tha Ortiz.
“Ajo ka nevojë për një strehë sepse disponimi i saj nuk është i mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh në gojët e të gjithëve njerëzve në Spanjë dhe të gjithë botës”.
Për këtë, gazetarja Marisa Martin Blazquez shtoi informacione të reja për Claran.
“Ajo ka nevojë për ndihmë në nivele të tjera më të veçanta, nga ekspertët,” tha Blasquez.
Këtë të martë është bërë e ditur se Clara Chia është dashur të trajtohet në një spital në Barcelonë pasi ka pësuar një sulm ankthi për shkak të asaj që po kalon.
“Clara shkoi në Spitalin Quironsalud, një klinikë private e vendosur në Barcelonë, me qëllim që punonjësit e shëndetësisë të ruajnë shëndetin e saj për shkak të kësaj pengese që ndikoi seriozisht në frymëmarrjen e saj”, zbuluan Laura Fa dhe Lorena Vazquez në podkastin e tyre ‘El Periodico’.
Siç u zbulua në program Clara Chia po merr trajtim psikologjik dhe po shkon rregullisht në një klinikë për të kontrolluar problemet e saj të ankthit.