Shakira po promovon albumin e saj më të fundit dhe për këtë po përdor mënyra të ndryshme promovimi. Ajo po përgatitet të realizojë koncerte falas në Mexico City, Bogota dhe Rio de Janeiro. Nuk është ende e konfirmuar, por besohet se Shakira do të performojë në këto qytete të mëdha.
Një lëvizje e tillë e këngëtares vjen pasi ajo organizoi një koncert falas në “Times Square” New York, ku më shumë se 40,000 fansa u mblodhën për të parë yllin e muzikës.
Në këto koncerte falas që do të mbahen pritet të këndohen edhe projkete nga albumi i fundit i artistes i cili është i pari në 7 vite.