Shakira ka dhënë intervistën e saj të parë për ‘En Punto’, një shfaqje televizive në Canal Las Estrellas të Meksikës, më shumë se gjysmë viti pas ndarjes së saj nga Gerard Pique. Kjo pason edhe katër këngët e saj kundër tij dhe partneres së tij të re, Clara Chia. Pa hyrë ende në detaje, pasi do të duhet të presim që intervista të transmetohet e plotë, programi ka ndarë një promo të shkurtër ku mund të shohim disa nga deklaratat e superyllit kolumbian.
“Ka një vend në ferr për ato gra që nuk i mbështesin të tjerat”, deklaroi Shakira për En Punto.
“Unë jam gati për raundin tjetër, le të vijë jeta dhe të më tregojë se çfarë tjetër ka”, thotë këngëtarja.
Thuhet se Shakira nuk do të heshtë dhe do të nxjerrë në dritë detaje të reja për ndarjen më të përfolur të kohëve të fundit.