Tradhtitë e Pique duket se do i hapin punë në gjyqin që ai ka me Shakirën. Thuhet se këngëtarja do i përdorë ato për të fituar kujdestarinë e djemve të tyre. Mediat spanjolle raportojnë se Shakira ka mbledhur të gjitha rastet kur mbrojtsi i Barcelonës nuk i ka qëndruar besnik dhe duket se do e turpërojë ish-partnerin publikisht. Shakira ka në krah një gazetar të njohur spanjoll, i cili e mbrojti dhe kërcënoi se do të ekspozonte në publik të gjitha “të palarat” e futbollistit. “Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një e vitit 2016, dhe ajo me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”, u shpreh gazetari Jordi Martin.