Në mes të një atmosfere plot dashuri, kështu ka qenë ky Shën Valentin për moderatoren e njohur Floriana Garo. Partneri i saj Enis Daçi ka zgjedhur ta surprizojë duke e çuar në një restorant luksoz të mbushur me detajet e festës. Këtë surprizë e ka zbuluar moderatorja nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ku shkruan “Valentin”, në foton e restorantit. Floriana është fejuar me Enis Daçin që prej një viti dhe është zhvendosur për të jetuar në Zvicër, pranë tij. Ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë që do të vijë në jetë në fillim të muajit tjetër./revistawho.com