Erjola dhe Ilnisa e kanë nisur ditën me sherr. Erjola shkoi në kuzhinë të gatuante disa vezë, por nuk u lejua nga Ilnisa. Gazetarja e kritikoi se po e bënte pis me vaj, ndërsa moderatorja i kujtoi se kuzhina nuk është pronë e saj. Banoret kaluan në ofendime ndaj njëra-tjetrës. Erjola e quajti skizofrene, ndërsa Ilnisa e pyeti “kështu të kanë mësuar prindërit”. Moderatorja, e lënduar nga pyetja e Ilnisës i tha “Të jetë herë e parë dhe e fundit që më përmend familjen”. Banorët që ndodheshin në oborr u përpoqën ta qetësojnë, ndërsa Romeo mbajti Erjolën duke shmangur një përleshje fizike.