Ilda Bejleri u tregua tejet hermetike gjatë shtatzënisë duke e konfirmuar lajmin muaj më vonë e fotot me barkun e rrumbullakosur ishin shumë të rralla. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë tani që Siena ka ardhur në jetë. Mami Ilda ia ka zbukuruar ditët ndjekësve duke publikuar foto me vogëlushen. Në fotot e fundit ajo shfaqet duke bërë një shëtitje me Sienën e me siguri këto janë shëtitjet më të bukura për Ildën. Moderatorja shfaqet në super formë, e veshur me një fustan të zi teksa shtyn karrocën, të cilën e ka kombinuar gjithashtu me veshjen.