Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit banorja e BBV: Flokët e mi kushtojnë 15 mijë euro!  25/12/2025
Humbi 10 milionë ndjekës dhe mbylli Instagramim? E vërteta e Nicki Minaj qenka ndryshe! 25/12/2025
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Shfrytëzojeni ditën e pushimit duke mësuar disa fakte interesante mbi jetën e Nënë Terezës!

06/09/2021
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shfrytëzojeni ditën e pushimit duke mësuar disa fakte interesante mbi jetën e Nënë Terezës!

Nëse për shumë nga ata që punojnë në institucione sot është një ditë pushimi, le të jetë edhe një ditë reflektimi për filozofinë dhe urtësinë që na la trashëgim e vetmja shenjtore shqiptare, Nënë Tereza apo siç quhej ndryshe Nënë Tereza e Kalkutës. Shenjtorja, që na i ngre kokën lart sa herë duam t’i kujtojmë vetes se jemi një komb me vlera lindi në 26  gusht 1910, në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane, me emrin Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Pasi jetoi në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. 
Jeta e saj ju dedikua vetëm më të varfërve, ata që nuk kishin asgjë tjetër, përveç saj në shumë raste. E përulur në madhështinë e saj, Tereza është e njohur për shumë shprehje, ku njëra ndër më të përdorurat është “se të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. 
Dje ishte dita e shenjtërimit të saj nga Vatikani, ndërsa ne sot, po ju sjellim këto fakte interesante nga jeta e saj për ta nderuar si duhet meqë kemi përfituar një ditë pushim më shumë.





1. Nënë Tereza ishte e vetmja në botë që trajtonte 47 mijë viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh. Nënë Tereza birësoi 160 fëmijë ilegjitimë dhe të braktisur.
2. Ajo është votuar si një nga 10 femrat më të admirueshme në botë, 18 herë në jetën e saj.
3. Ajo ishte vetëm 8 vjeçe kur babai i saj vdiq. Besohet se ai u helmua nga armiqtë e tij politikë.
4. Tereza la familjen e saj në moshën 18 vjeçare për të mos u kthyer kurrë më.
5. Nënë Tereza ishte mikeshë me Lady Dianën. Ato u takuan në në New York gjatë ditëve të saj të fundit. Rastësisht, të dyja vdiqën në një distancë prej një jave hapësire mes njëra-tjetrës.
6. Familja e Nënë Terezës jetonte në Tiranë dhe këtu ndërruan edhe jetë. Varret e nënës së saj Drane dhe motrës Age ndodhen në varrezat e Sharrës në Tiranë
7. Nënë Tereza nuk arriti ta takonte nënën e vetë Drane për 45 vjet. Diktatori Enver Hoxha refuzoi vizitën e saj në Tiranë kur e ëma ishte sëmurë rëndë dhe në pleqëri të thellë. Për këtë ndërhyri deri presidenti i Francës Charles De Gaulle dhe Zonja e Parë e Amerikës Jasqueline Kenendy, e megjithatë Hoxha nuk pranoi. Dëshmitarë të kohës kanë shkruar se për herë të parë e kanë parë duke qarë. “O Zot, unë e kuptoj dhe e pranoj këtë vuajtje për vedi, por shumë e vështirë ta pranoj dhe kuptoj për nënën, loken time, e cila në pleqëri të shtyeme nuk dëshiron asgjë tjetër përpos të na shohë edhe një herë”, mësohet të ketë thënë Nënë Tereza./revistawho.com


Tags: #nenetereza #fakte #jetaepanjohur #love
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Sa hap e mbyll sytë, vajza e Kledi Kadiut tani mund të kujdeset për vëllain!

Sa hap e mbyll sytë, vajza e Kledi Kadiut tani mund të kujdeset për vëllain!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera