Theresa May mund të çudisë këdo me zgjedhjen e saj për pushime, por jo britanikët që e njohin mirë.
Ajo bashkë me bashkëshortin Filip kanë ngarkuar çantat, janë veshur sportivë dhe janë nisur drejt Alpeve zvicerane.
59-vjeçarja është një e apasionuar pas maleve dhe ngjitjes alpine dhe shpesh udhëton drejt tyre.
Por May nuk është e para.
Para saj edhe kryeministra si Churchill, Thatcher apo Gordon Brown kanë bërë pushime malore.








