Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Shkarkohet pa motivacion Tedi Blushi, kryeredaktori i Balkanweb.com

13/10/2017
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shkarkohet pa motivacion Tedi Blushi, kryeredaktori i Balkanweb.com

Burime për SYRI.net ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se drejtuesit e News24, Mustafa Muçi dhe Andi Tela kanë vendosur shkarkimin pa motivacion të kryeredaktorit Tedi Blushi. Prej 4 ditësh dy drejtuesit e News24, pjesë e të cilit është edhe portali Balkanweb.com, kanë nisur përplasjet me kryeredaktorin Blushi ndërsa i kanë komunikuar largimin, por pa i dhënë atij një shkresë zyrtare për këtë vendim.





Prej më shumë se 1 vit, gazetari i mirënjohur Tedi Blushi kishte marrë drejtimin e Balkanweb.com, por që me marrjen e drejtimin të News24 nga dy drejtorët, Andi Tela dhe Mustafa Muçi kanë filluar edhe problemet e para. Gjithçka ka të bëjë me linjën e butë editoriale që Tela dhe Muçi kanë imponuar në të gjitha mediat e Focus Group, pronë e biznesmenit Irfan Hysenbelliu, dhe me të cilën gazetari dhe kryeredaktori Blushi nuk është pajtuar përgjatë gjithë kohës.

Burimet për SYRI.net saktësojnë se, për ta larguar “me lezet” nga Balkanweb dhe për të shmangur skandalin, dy drejtuesit Tela dhe Muçi i kanë propozuar kryeredaktorit Tedi Blushi që të kalonte në një tjetër portal pjesë e Focus Media. Ofertë kjo që me të drejtë është refuzuar nga Blushi, pasi lëvizja e tij ishte e pamotivuar dhe tendencioze.


Por mesa duket, qëllimi i ofertës së bërë nga drejtuesit e News24 për gazetarin Blushi, ka qenë që ajo të refuzohej dhe që në këtë mënyrë ti hapej rrugë largimit të tij përfundimtar. Gazetari Tedi Blushi, punonte prej  16 vitesh si gazetarë, prej 11 vitesh pranë Focus Media Group, sëpari si gazetar i politikës pranë Gazeta Shqiptare, më pas si zëvendëskryeredaktor i saj për 5 vjet, dhe prej më shumë se një 1 viti, edhe si kryeredaktor i portalit Balkanweb.com.

E tashmë prej 4 ditësh, gazetari Blushi nuk është më në krye të Balkanweb./ syri.net

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
Mbaron “Fate të kryqëzuara”, drejtori i programaconit të “Klan” rrëfen surprizat

Mbaron “Fate të kryqëzuara”, drejtori i programaconit të “Klan” rrëfen surprizat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera