Pak ditë më parë, Elon Musk rifitoi fronin si personi më i pasur në botë. Në dhjetor të vitit që lamë pas ai e humbi vendin e parë, vend në të cilin u mor nga CEO i Louis Vuitton, Bernard Arnault. Rritja e Teslas e riktheu atë në krye të listës. Por mesa duket, shkëlqimi nuk zgjati më shumë se 48 orë, pasi ai u rrëzua sërish nga froni.
Pasuria neto e Musk ra nga 191 miliardë dollarë në ditë në 184 miliardë. Kjo e vendos atë nën pasurinë prej 186 miliardë dollarësh të manjatit francez të luksit Bernard Arnault, sipas indeksit të miliarderëve të “Bloomberg”.








