Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alban Skënderaj shkruan histori në Londër, i pari shqiptar në skenën legjendare! 05/02/2026
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Shkencëtarët britanikë: Zbulim historik për kancerin e gjirit, mund të shpëtojë mijëra jetë

16/09/2016
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Shkencëtarët britanikë: Zbulim historik për kancerin e gjirit, mund të shpëtojë mijëra jetë

Shkencëtarët britanikë zbulojnë një nga sekretet më të mëdha të kancerit. Ata kanë zbuluar se si sëmundja futet në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe përhapet më pas në mushkëri, mëlçi dhe në organet e tjera jetësore. Zbulimi i hap rrugën shpikjes së një kure që do të mund të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish.kanceri-gjirit





Kanceri i gjirit është një ndër llojet më të përhapur në Britaninë e Madhe dhe, sipas statistikave, një në tetë gra preket të paktën një herë gjatë gjithë jetës së saj nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Nëse diagnostikohet që në faza të para, gjasat për shërim janë shumë të larta, por, kur fillon të përhapet në pjesë të tjera të trupit, ai bëhet i pashërueshëm.


Si rezultat, pjesa më e madhe e 11.500 vdekjeve në vit, të shkaktuara nga kanceri i gjirit, ndodhin pasi sëmundja është përhapur. Shkencëtarët kanë zbuluar një kimikat që është përgjegjës për përhapjen e kancerit të gjirit. Ai quhet endosialin dhe e ndihmon kancerin të futet në enët e gjakut, nga ku më pas e ka shumë të lehtë të lëvizë në të gjithë trupin dhe të përhapet në organet e tjera. Dihej që kanceri i gjirit përhapej me anë të gjakut, por nuk dihej mënyra se si kanceri futej në sistemin e qarkullimit të gjakut. Testet e kryera tek minjtë konfirmojnë faktin se endosialina është elementi përgjegjës që ndihmon kancerin te kalojë nga qelizat e prekura në sistemin e qarkullimit të gjakut. Një studim i kryer mbi 334 gra të prekura me kancer gjiri zbuloi se sëmundja kishte më shumë shanse të përhapej te gratë të cilat kishin sasi më të madhe të endosialinës. Në të ardhmen do të bëhet e mundur që gratë që kanë nivele të larat të kimikatit në trup, do të marrin një trajtim më intensiv, në mënyrë që ta mbajnë sëmundjen nën kontroll dhe të mos e lejojnë të përhapet.

Zbulimi, i botuar edhe në revistën “Hulumtimet mbi kancerin”, hap rrugën për krijimin e një ilaçi kundër endosialinës. Endosialina përbëhet nga qeliza të quajtura pericite, të cilat janë qeliza jo kanceroze që mbështjellin enët e gjakut.

“Studimi hedh dritë mbi rolin e perciteve në përhapjen e kancerit të gjirit. Ne zbuluam se një molekulë e quajtur endosialin, dhe që formohet në sipërfaqe të periciteve ka një roj themelor në ndihmën që u jep qelizave kanceroze të përhapen. Njohja e shkaqeve dhe mënyrës se si qelizat kanceroze përhapen, do ta bëjë më të lehtë krijimin e një ilaçi që do ta pengojë këtë gjë”, tregon Clare Isacke, anëtare e Institutit të Hulumtimeve mbi Kancerin në Londër.

Të gjithë personat që morën pjesë në studim, hulumtuesit shkencorë, financuesit dhe pacientët besojnë se ky zbulim premton shumë për krijimin e një kure që në mos shëron kancerin e gjirit, të paktën parandalon përhapjen e tij./Gazeta Shendeti

Tags: kancer gjirikure
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
TIRANE/ Kompleksi “Taiwan” vihet nën sekuestro, nuk pagoi borxhin 690 mijë euro

TIRANE/ Kompleksi “Taiwan” vihet nën sekuestro, nuk pagoi borxhin 690 mijë euro








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera