Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve në vendin tonë nga covid-19 ka shkuar në 494. Janë regjistruar 19 raste të reja në 24 orë, pasi janë testuar 252 persona të dyshuar. Rastet e reja janë në 11 në Tiranë, 5 në Kukës, 1 në Krujë, 1 në Korçe, 1 në Elbasan.
Ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 25, pasi ka ndërruar jetë një 90-vjeçar i cili vuante nga sëmundje shoqëruese.