Në vitin 2001, kur Nicole Kidman finalizoi divorcin nga Tom Cruise, u shfaq jashtë gjykatës duke u hedhur nga gëzimi dhe foto asokohe bëri xhiron e rrjetit.
Sot, 20 vite më vonë, momenti është rikrijuar nga shkrimtarja kaliforniane, Liz Maupin, e cila u divorcua nga bashkëshorti i saj, komediani Danny Maupin.
Ajo surprizoi 30 miqtë e saj të ftuar në partyn e divorcit me rikrijimin e veshjes së aktores pas 20 vitesh.
Shkrimtarja pranoi se i është dashur kohë të gjej veshjen e duhur, por ja vlejti.
Për më shumë, mund të shikoni fotot…/revistawho.com