Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Ish-banorja e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Shkruaj poezi për jetën personale, vendos një thelpi hudhre në kokë kur…”, Isida Mollaymeri rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

21/02/2019
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
“Shkruaj poezi për jetën personale, vendos një thelpi hudhre në kokë kur…”, Isida Mollaymeri rrëfen 10 gjërat që nuk dini për të

Isida Mollaymeri është një nga balerinat më të njohura shqiptare. Ajo është 31 vjeç dhe prej kohësh është një nga solistet më të njohura të ‘Teatrit kombëtar të Operas dhe Baletit’. Isida njihet si balerinë dhe koreografe, por shumë nga ju me siguri e mbajnë mend edhe si një nga profesionistet e kastit të ‘Dancing With The Stars’. Ajo është ‘influencer’ dhe ndiqet shumë në rrjete sociale për fizikun e perfekt dhe stilin e veçantë. Isida së fundmi ka hapur një biznes në fushën e kozmetikës që ka rezultuar një sukses, duke ju shtuar kështu grupit të vajzave të njohura që hyjnë në rrugën e biznesit pas një karriere të gjatë në art.





  1. Unë shkruaj poezi të cilat kam dëshirë t’i botoj. Janë fragmente nga jeta ime personale dhe nga emocione të momentit. E jetoj shumë jetën sikur jam në një botë sureale, në një botë librash e përrallash.
  2. Ditët që kam shfaqje bëj të njëjtat gjëra çdo ditë. Nëse ditën e parë të përgatitjeve bëj fillimisht grimin, pastaj kap flokët, dhe në fund vishem me rrobat e caktuara dhe tutat e nxehjes, edhe në të gjitha ditët që pasojnë ndjek të njëjtën radhë veprimesh.
  3. Nuk postoj kurrë ‘Instastory’ kur jam me pushime çift. Sigurisht që nuk publikoj as foto të jetës private në rrjete sociale. Nuk do e bëj kurrë. Më pëlqen shumë që gjërat e mëdha t’i shijoj vetëm, pa i ndarë me askënd.
  4. Jam e sëmurë për korrektësi, madje kjo më bëhet dhe problem në shoqëri po dhe në punë. Aq elasticitet dhe fleksibilitet sa kam në trup aq e drejtë dhe e papërthyeshme jam në kërkesa, orare, parime e në detyrat që kërkoj. Jam shumë strikte.
  5. Kam vendosur një mur mbrojtës për veten, duke ju treguar të gjithëve me veprime se jam një ‘grifsh’, një njeri që nuk ta lë mangët dhe një vajze rebele. Ndërkohë, unë jam një njeri shumë i brishtë. Prekem shumë shpejt dhe lëndohem shumë, por askush nuk e kupton. Këto momente i kaloj gjithmonë me veten. Zakonisht bëj xhiro me makinë, ulem shoh hënën, lagem në shi (nëse është ditë me shi) ose shkoj buzë detit dhe eci.
  1. Kam fobi nga vendet e mbyllura, dua gjithmonë të rri nga ana e dritares kur udhëtoj. Edhe lartësitë më frikësojnë shumë, madje nuk jetoj dot në pallat, gjithmonë kam jetuar në shtëpi private.
  2. Gjithmonë, kur dal në skene, kërcej, moderoj, sfiloj, ose jam e ftuar në emisione vendos një thelpi hurdhe në kokë.
  3. Deri në moshën 28-vjeçare kam fjetur në kuzhinë në një divan që hapej çdo natë e mbyllej çdo mëngjes. Pra, gjithmonë kam fjetur në ‘krevat dopjo’ dhe patjetër me arushin me vete. Dua shumë hapësirë rreth meje sepse ngushtica më mbyt.
  1. Dashuria dhe liria janë shumë të rëndësishme në jetën time. Unë gjithçka që bëj dua ta bëj me shumë dashuri e përkushtim. Mundohen çdo ditë, të jem sa më pozitive dhe e qeshur. Dua të gëzoj çdo person që ndodhet rreth meje, sepse kështu jetoj e lumtur.
  2. Jam shumë e fiksuar pas hënës, më duket sikur është pasqyrimi im, flas me të gjithmonë për gjëra që s’mund t’ja tregoj askujt. Pra për mua e vetmja që di gjithçka është Hëna. /revistawho.com

Tags: 10 gjerat qe nuk dini perbalerinebaletIsida Mollaymerijeta
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Ju e shihni tani çdo të dielë, por Suela ka 4 vite që nuk i ndahet Manushit

Ju e shihni tani çdo të dielë, por Suela ka 4 vite që nuk i ndahet Manushit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera